Site icon Telegrafi

Taipi ia fillon me gol edhe me St Gallenin, shënon në fitoren e thellë

Mesfushori nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi, ia ka filluar shënimin e golave edhe me skuadrën e re St Gallen.

Pas shkëlqimit në Schaffhausen vitin e kaluar, Taipi iu bashkua skuadrës elitare në Zvicër këtë afat kalimtar veror.

Lexo po ashtu Kupa “shqiptare” e Zvicrës

Në ndeshjet e para të Superligës zvicerane, mesfushori qendror ka pasur paraqitje mjaftë të mira. Por, u desh të vinte ndeshja e Kupës së Zvicrës për ta shënuar golin e parë me ekipin bardh e gjelbër.

24-vjeçari realizoi golin e gjashtë nga penalltia në minutën e 55-të për St Gallenin ndaj skuadrës Baden. St Gallen triumfoi në udhëtim me rezultat të lartë 8-3.

Ish-anëtari i Willit ka luajtur për Shqipërinë u21, ndërsa tani ka drejtë të zgjedhë mes Kosovës dhe Kombëtares kuq e zi.

Mbetet të shihet nëse Gjelbrimi do të marrë ftesë nga Shqipëria ose Kosova pas formës së mirë në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version