Zv. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Nazim Taipi tha se, ndonëse rruga Shkup-Bllacë ka me dekada që premtohet por fatkeqësisht, ende nuk ka përfunduar.
Për 2 kilometrat që u tha se do të përurohen në muajin tetor, që Taipi i quajti kilometrat e famshme, e shtyu afatin deri në muajin e ardhshëm.
“Rruga Shkup-Bllacë është përfolur shumë gjatë. Per këtë rrugë janë bërë shumë oferta dhe premtime dhe dekada dhe më vije keq se në 10 vitet e fundit në çdo cikël zgjedhor, është bërë premtimi për ta ndërtuar këtë rrugë por tash pas 10 viteve kemi ardhur që të ndërtojmë vetëm 2 kilometra rrugë. Momentalisht, në atë 2 kilometërshin e famshëm janë kryer punimet 97-98 për qind dhe pritet shumë shpejt të lëshohen në përdorim”, tha Nazim Taipi në “Daily Click”.
Taipi tha se muajin e ardhshëm do të përfundojë ndërtimi i kësaj pjese të rrugës.
Kemi aty në aspektin teknik ka edhe do pengesa të vogla, jemi në fazën e sinjalizimit por mendojmë që brenda muajit të ardhshëm të përfundojë kjo rrugë, tha Taipi.
E sa i përket ndërtimit të plotë, Taipi tha se nuk ka kthim mbrapa, rruga Shkup-Bllacë do të bëhët.
“Si çdo kund tjetër edhe aty kemi probleme me shpronësimet, ka edhe dyshime për manipulime me shpronësimet pro këto janë dyshime që duhet të procesohen dhe të shihet e vërteta e tyre. Siç thash, projektimi që e kishim duhet të rishqyrtohet, jemi në fazën e rishqyrtimit të projektit por unë dua të konstatoj se kjo rrugë do të ndërtohet. Nuk ka kthim mbrapa nga ndërtimi i kësaj rruge. Është edhe vullneti ynë si pjesë e qeverisë dhe çka është e rëndësishëm, mjetet e ndara janë të destinuara për këtë rrugë dhe nuk mund të destinohen në ndonjë projekt tjetër”, tha Nazim Taipi.