Taib Kabashi është emëruar kryetrajner i Përfaqësueses U-18 të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kabashi aktualisht drejton Prishtinën, kurse për kohë të gjatë është trajner i respektuar në hendbollin kosovar. Ai edhe në të kaluarën ka punuar në ekipet kombëtare – thuhet në njoftimin e FHK.
Skuadra U-18 e hendbollistëve ka pranuar ftesë për turne ndërkombëtar në Bullgari, që do të mbahet prej 12 deri më 15 nëntor.
Në këtë turne pos Kosovës e Bullgarisë, marrin pjesë edhe Turqia e Moldavia.
Ky turne shërben për të përgatitur ekipin për Kampionatin Evropian të Divizionit B, që mbahet në janar të vitit të ardhshëm.
Trajnerë të grupmoshës U-18 janë emëruar Edmond Vokshi e Alban Haziri. Ata kanë punuar me këtë gjeneratë në kampin e vitit të kaluar.