Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur për vizitën e emisarit të BE-së Miroslav Lajçak në Kosovë.
Tahiri tha se vizita e Lajçakut është pikërisht në vazhdën e këtij angazhimi për themelimin e Asociacionit.
Sa i përket planit 6 pikësh, të propozuar nga kryeministri Kurti, deputeti i PDK-së ka thënë se nuk është temë ky plan, “por është temë ndryshimi i qëndrimit të kryeministrit në mënyrë rrënjësore”.
“Sot kemi një angazhim të ri në dialog, për themelimin e asaj që dje e quanin Zajednica e që ne sot e quajmë Asociacion. Sot kryeministri ka hyrë në një agjendë që ta themelojë një institucion të tillë. Kurti ka marrë drejtim, mendoj që vetë vizita e Lajçakut është pikërisht në vazhdën e këtij angazhimi për themelimin e Asociacionit”.
“Siç është tërhequr nga kjo pikë mjaft të rëndësishme për themelimin e Asociacionit që deri dje ishte kundër unë besoj që nuk e ka problem që të tërhiqet prej secilës pikë që e ka prezantuar. Nuk e ka problem që të gjitha këto kushte t’i rinegociojë, t’i riformulojë dhe të vjen në një situatë të re”, u shpreh Tahiri.