Telegrafi

Tahiri: Veseli ka vendos se personat që kanë probleme me ligjin nuk futen në listën për deputetë

Tahiri thotë se vendmi i kryetarit Veseli do të respektohet, askush nuk futet në listë për deputet nëse ka problem me ligjin.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka bërë të ditur se asnjë person i cili ka problem me ligjin nuk do të bëhet pjesë e listës për deputet nga radhët e PDK-së.

Lexo po ashtu Tahiri: Keqardhje për vrasjet që ndodhen në Prishtinë, PDK do ta ketë prioritet çështjen e pronave

“Është përcaktim i zotit Veseli se në listën e PDK-së për deputet nuk do të futet askush nëse ka problem me ligjin. Unë këtu e konfirmoj në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se asnjë person nuk futet në listë që ka problem me ligjin. Ky është vendim i kryetarit dhe do të respektohet si i tillë”, ka thënë Tahiri në RTV Dukagjini.

Tahiri ka thënë se kjo gjë do të vërtetohet shumë lehtë ditën e nesërme [premte] kur edhe dorëzohen listat për deputetë.