Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se tre qytetarë të infektuar nga pandemia nga fshati Studime e Ulët, tashmë janë shëruar plotësisht.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka shtuar se i gjithë vendi janë duke u lutur për fatin e 17 personave të tjerë të infektuar duke ju uruar shërim sa më të shpejtë.
Ndër të tjera ai u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për vetën dhe familjen.
“Edhe një lajm i mirë sot. 3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht. Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronacirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë. Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë.
Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH. Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Tahiri.