Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se do të kërkojë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që t’i ndajë 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc, me propozimin që ato mjete të sigurohen nga buxheti i ministrisë që e drejton ai.
Tahiri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve, shqetësim që sipas tij, e ka dëgjuar nga kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, gjatë vizitës dy ditore në Bujanoc.
“Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të”, ka shtuar ai./Telegrafi/