Analisti dhe profesori universitar, Sefer Tahiri ka thumbuar Bashkimin Demokratik për Integrim. Me një status në Facebook me titullin ”Kontrata me shqiptarët” Tahiri komenton përgatitjet e BDI-së për zgjedhjet e 5 qershorit, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Kontrata me shqiptarët!
Platformat e reja nuk duhet t’i bëjnë publike njerëzit e vjetër!
Ku mbeten reformat, aq të përfolura apo edhe ato janë një skenar?S’ka lidhje, duhet dikush që të bëjë dekonstruim të skenareve.
Mendimi im është se reformatorëve pas ngjarjes në Butel nuk do tu dëgjohet zëri.
E dini atë këngën “Asnjë fjalë s’i shpëtoi nga goja”!’‘ shkruan Sefer Tahiri./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Fillon shpalosja e platformës së BDI-së për zgjedhjet e 5 qershorit