Telegrafi

Tahiri i thotë Ymerit: Haradinaj dezertoi nga posti i kryeministrit

Debat i ashpër po zhvillohet në RTV Dukagjini mes përfaqësuesve të subjekteve politike në prag të fushatës elektorale.

Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se nuk qëndron si arsye për Haradinajn ftesa e “Speciales” që të dorëhiqej nga posti i kryeministrit.

“Në fund të fundit, Haradinaj si kryeministër ka shkuar edhe në Hagë. Pavarësisht se ka dhënë dorëheqje ai është në udhëheqje të vendit edhe sot”.

Tahiri thotë se Haradinaj edhe sot nënshkruan vendime sikurse edhe vet ai pasi është ministër në detyrë.

“Nuk ka fytyrë e mundësi sot [Haradinaj] të dalë e të kërkojë votën e qytetarëve për të udhëhequr vendin pasi ka dezertuar”.

Lexo po ashtu Ymeri i përgjigjet Selmanajt: LDK 'ka fërkuar duart' kur është krijuar Gjykata Speciale

Zyrtari i PDK-së ka thënë se Gjykata Speciale është formuar për shkak se klasa politike në atë kohë është treguar e përgjegjshme ndaj faktorit ndërkombëtarë./Telegrafi/