Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se nuk e kanë parë ende agjendën e Qeverisë dhe nuk e dinë se kur do ta shohin.
Ai tha se për të qenë një Kuvend funksional duhet të dihet agjenda e Qeverisë.
“Kjo nuk lidhet vetëm me idenë që Qeveria duhet të ketë agjendë e program, po me nevojën e qytetarëve të Kosovës, sidomos në rrethana aktuale”, tha Tahiri.
“Mandatet që na i kanë dhënë qytetarët janë të ndryshme por realitetin e kemi të përbashkët”, tha Tahiri.
Ai u shpreh se është takuar me ndërmarrës që nuk e kanë të qartë se si do të zbatohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Gjithashtu ai u shpreh se punëtorët të cilëve u janë shkëputur kontratat po presin nga Qeveria e Kosovës tu mundësohet kthimi në punë.
“Nuk i tyre nuk është i vogël, tashmë sillet rreth 60 mijë”, tha Tahiri. /Telegrafi/