Telegrafi

Tahiri thotë se në Qeverinë Haradinaj, do të iniciojë Qendra të Trajnimit dhe Politikave Publike për Zyrtarët Komunalë

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në Qeverinë e re të Haradinajt, ai do të iniciojë Qendra të Trajnimit dhe Politikave Publike për Zyrtarët Komunalë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, të kthejë në një mekanizëm të mbështetjes në hartimin, avancimin e politikave publike në nivel lokal.

“Do të inicioj themelimin e një qendre të veçantë së bashku me partnerët zhvillimorë, e cila do të kthehej në një mekanizëm të mbështetjes në hartimin, avancimin e politikave publike në nivel lokal.

Ky mekanizëm, në të njëjtën kohë do të ofrojë trajnime të avancuara për zbatimin e politikave, përditësimin e njohurive me proceset e reja, ndjekjen e modeleve dhe trendëve ndërkombëtare në fushën e qeverisjes lokale”, ka shkruar Tahiri.