Site icon Telegrafi

Tahiri thotë se mori vendime të rëndësishme për vendin

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri thotë se është sakrificë e madhe hyrja që ai ka bërë në politikë, mirëpo thotë se këtë e ka bërë për ta ndihmuar popullin.

Tahiri në një intervistë për lajmi.net tregon edhe për momentin kur kuptoi se siguroi votat për deputet dhe emocionet e betimit në Kuvend.

“Ka qenë eksperiencë e mirë gjatë kohës së zgjedhjeve, fushata e sidomos në Prishtinë kur u thërriste emri im prej masës, sigurisht edhe prej publiku dhe të jenë të garantuar se do të marrin shumë gjëra të mira, që qytetarët i duan”, thotë ai.

Ai ka thënë se ia ka pa hairin edhe partia e tij pasi synimi i tij ishte që AKR-ja të dalë fituese dhe kjo është arritur.

Më pas, ai thotë se është privilegj që të jetë pjesë e deputetëve, pasi këtë legjislatur do të merren vendime të rëndësishme për vendin.

Tahiri tregon edhe për vendimet e rëndësishme që i ka marr kur Kosova ishte në ngërç politik, për mos kandidimin e tij për kryetar të Ferizajt, më pas rrëfen për emocionet e tij kur u betua deputet në Kuvendin e Kosovës, marrëdhëniet me kryeministrin Haradinaj e gjëra të tjera interesante i gjeni në intervistën më poshtë.

Exit mobile version