Telegrafi

Tahiri thotë se inspektorët në sheshin e Prishtinës punojnë në dy ndërrime

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se në sheshet e kryeqytetit ka kujdestari gjatë gjithë kohës.

Tahiri, në shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar se, inspektorët punojnë në dy ndërrimet si dhe në fundjavë.

Po ashtu ai ka njoftuar se ka kanë konfiskuar edhe veturat e vogla në shesh, të cilat po ofrohen për argëtimin e fëmijëve.

“Jep dorëheqje, se kanë dalë kerret e vogla në shesh”, e lexova nëpër Facebook. Një këshille miqësore për ata që nuk i kanë njohuritë elementare në këtë punë, e që i shohin inspektorët si kauboj: Pa dalë “kerret e vogla” në shesh, s’mund t’i konfiskojmë. E secilën herë që dalin, ka masa ndaj tyre. Edhe sot”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Telegrafi/