Telegrafi

Tahiri: Do të takohemi me Lajçakun dhe Palmerin, qëndrimet tona janë të ditura

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë ka njoftuar se do të kenë takim sot me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-ve, Matthew Palmer

“Nuk i dimë temat, veç e dimë se pak a shumë temë do të jetë dialogu. Do të kemi takim bilateral me Lajçak dhe Palmer. Nëse ka diçka që duhet mu raportua si subjekt e kemi thënë qartë kemi kërkuar nga Kurti që të ketë një proces të rregullt të informimit në Kuvend dhe raportim për çka do që mund të jetë marrëveshje e fshehtë ose e hapur që mund ta dëmtonte vendin”, tha Tahiri.

Ai shtoi se si AAK e konsiderojnë të rëndësishme përmbylljen e dialogut me njohje reciproke. /Telegrafi/