Site icon Telegrafi

AAK: Të premtën do të kemi ballafaqimin e vërtetë mes opozitës dhe kryeministrit Kurti

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur që gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare.

Seancat do të mbahen ditën e enjte dhe të premten.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha para mediave se të premten do të jetë ballafaqimi i opozitës me kryeministrin Albin Kurti, transmeton Telegrafi.

“Të premten në ora 13:00 do të jetë ballafaqimi i vërtetë mes AAK dhe kryeministrit Kurti, pas një kohë të gjatë që Kurti nuk jep llogari. Për 3 vite dështim, duhet ta zbardhim me argumentet tona
Kemi mocion 8 faqesh, ku tregojmë që Qeveria ka dështuar me trajtimin e çështjeve të brendshme”, theksoi ai.

Tahiri tha se Qeveria Kurti ka dështuar në në ngritjen e pensioneve, ngritjen e pagave, ngritjen e pagave minimale, etj.

Exit mobile version