Telegrafi

Tahiri te Krimet e Rënda, ankimon shtyrjen e hetimeve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të dalë përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda lidhur me kërkesën e tij për mbylljen e hetimeve dhe mosshtyrjen e afateve.

Seanca për kërkesën e tij, u shty një javë më parë pasi prokuroria nuk kishte paraqitur disa prova për zgjatjen e hetimeve.

Saimir Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias.

Përgjigja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit. /Telegrafi/