Telegrafi

Tahiri takon Metën: Domosdoshmëri intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Tahiri ka thënë se në takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta kanë disktuar mbi zhvillimet e fundit në të dyja shtetet, transmeton Telegrafi.

“Nder dhe privilegj i veçantë ta takoj sot, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij z. Ilir Meta, me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe veçanërisht mbi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e interesave tona në rajon e më gjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Tahiri ka shkruar se ” Lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti, ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarshme dhe të Kosovës në veçanti”./Telegrafi/