Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për herë të parë pas raportimeve se ka ofruar dorëheqjen nga ky post.
Ai me të dalë nga zyrat e partisë së tij, PDK, theksoi se gjatë ditës do ta bëjë publik vendimin përfundimtar.
Tahiri po ashtu bëri me dije se ishte në takim me kryetarin e partisë, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Ai as nuk e ka pohuar e as mohuar nëse largimi i tij nga kjo pozitë ka të bëjë me atë se e kishte shoqëruar presidentin, Hashim Thaçi gjatë vizitës të shtunës në Ujman.