Ministri i Brendshëm ende në detyrë, Saimir Tahiri ka sulmuar ashpër dhe si kurrë më parë Lëvizjen Socialiste për Integrim duke i quajtur drejtuesit e saj si hiena që kanë dalë nga oborri i PS. Tahiri tha se ata keqinterpretojnë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën, duke dashur të përfitojnë vota.
Më herët ishte Luan Rama, ai që nga selia e LSI deklaroi se raporti i DASH tregon se Shqipëria është kanabizuar dhe kërkoi që qeveria të marrë masa urgjente.
Në përgjigje të Luan Ramës, të cilin Tahiri e cilëson zëdhënës kur në fakt është kreu i grupit të LSI, ministri shprehet se LSI duhet ta lexojë si duhet raportin e DASH. Madje kjo parti, sipas Tahirit, duhet të jetë krenare se ka qenë në koalicion me PS në këtë fazë historike reformash.
Në fund Tahiri u kujton burgun disa politikanëve por pa u përmendur emrin.
Reagimi i plotë i ministrit të Brendshëm ende në detyrë për kreun e grupit të LSI, Luan Rama.
Pershendes Levizjen Socialiste per Integrim per shprehjen e shqetesimit publik per vazhdimin e luftes kunder kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare kete shqetesim prioritar tonin dhe te Ministrise se Brendshme e te Policise se Shtetit ne vecanti.
Perfitoj nga rasti te falenderoj perfaqesuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurise Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithe anetaret e atij komisioni ka bashkepunuar ngushtesisht me mua ne cdo hap.
Po ashtu zoti Braho, ka dhene nje kontribut te posacem ne grupin nderinstitucional te punes, per hartimin e planit te ketij viti per pershkallezimin e kesaj lufte pa kompromis.
E shoh te udhes te saktesoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas nje zedhenesi te LSI ne nje konference per shtyp sot.
Pa komentuar mbi kete lexim te pasakte, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues per te kuptuar se sipas Departamentit te Shtetit, Shqiperia nuk u be burim i rendesishem i prodhimit te marihuanes as vjet e as parvjet, po njihej si i tille nga DASH qe para se te merrnim detyren.
Po ashtu, leximi krahasues mjafton per te kuptuar se e vetmja gje qe ka ndodhur, eshte fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcen goditese te Policise se Shtetit.
E di se qellimet politike te partive kundershtare apo konkurente me PS për te marre sa me shume vemendje e vota, justifikojne mjetet e propagandes partiake te secilit dhe vërtetësia e atyre që thonë kalon rendom ne plan te dyte.
Por duke besuar se Lëvizja Socialiste për Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverisës i detyrohet vërtetësisë se fakteve te qeverisjes, nje vemendje te veçante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH për Shqipërinë, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne kete faze historike reformash per vendin.
Nuk kam pritur dhe nuk pres ndërkohë qe ketë lexim krejt te qarte te këndvështrimit te DASH mbi tre vite beteje kundër kultivimit te kanabisit, ta bëjnë kundërshtarët e betuar te Policisë se rilindur te shtetit.
Qofshin këta te fundit ne çadrën e pashprese te bulevardit, qofshin ne çadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatoreve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, qe ëndërrojnë dështimin e Partisë Socialiste, përgjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysme nga puna jone e përbashkët dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithë Shqipërisë ne 18 qershor.
Edhe njëherë faleminderit te gjithëve për mbështetjen e pakursyer ndaj Policisë se Shtetit dhe per shpërfilljen e merituar ndaj atyre qe janë gati t’i rivënë zjarrin Shqiperise, per te mos perfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh.
Drejtësia vonon po nuk harron! /Telegrafi/