Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri konfirmoi sot se në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë COVID19, kuvendi komunal ka aprovuar vendimin për përkrahje financiare 150-300 euro, për të prekurit me coronavirus në këtë komunë.
Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nga ky vendim përfitojnë vetëm familjet me asistencë sociale, familjet që nuk kanë të ardhura dhe familjet që kanë më pak se 350 euro të hyra mujore.
Lexoni të plotë postimin:
“Në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë COVID19, Kuvendi i Komunës sot ka aprovuar Vendimin për përkrahje financiare 150-300 euro, për të prekurit me COVID 19 në qytetin e Vushtrrisë.
Nga ky vendim përfitojnë vetëm:
-familjet me asistencë sociale,
– familjet që nuk kanë të ardhura dhe
– familjet që kanë më pak se 350€ të hyra mujore.
Shumë e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300€.
Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës.
Aplikimi mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi I pandemisë deri në përfundimin e saj”. /Telegrafi/