Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.
Sipas tij në seancën e sotme të gjykimit u dëgjuan pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti.
“I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja”.
“Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti”, shkroi Tahiri.
Ndryshe, Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime fillimisht ishin përmendur në një raport të Këshillit të Evropës, që ishte hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty.
Raporti i hapi rrugën themelimit të Speciales përmes votimit në Kuvendin e Kosovës më 2015./Telegrafi/