Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ndodhet në Francë, ku mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërkaq në rend dite ka vetëm një pikë, atë të aplikimit të Kosovës, saktësisht raportin e Dora Bakoyannis
Tahiri në një postim në Facebook shkruan se sot pritet të raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj.
“Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Jemi para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj.
Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit. Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë, por duhet ende punë”, shkruan ai. /Telegrafi/