Site icon Telegrafi

Tahiri: S’ka Asociacion të komunave serbe pa shuarjen e strukturave paralele

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, duke raportuar para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka theksuar se simbolet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe të reflektojnë karakterin shumetnik të saj.

Tahiri ka thënë se sipas dokumentit të parimeve, Asociacioni do të kontribuojë për integrim të plotë të serbëve në sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

“Me këtë rast do të shuhen të gjitha strukturat paralele të Serbisë në shtetin e Kosovës: ky në fakt është kusht për themelimin e Asociacionit. Me fjalë tjera pa u shuar strukturat paralele të Serbisë në Kosovë nuk do të ketë themelim të Asociacionit. Organet e këtij mekanizmi do të jenë të njëjta me ato te Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe si  i tillë ky Asociacion nuk do të kryej funksione të tjera përveç atyre që ia përcakton korniza ligjore e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version