Telegrafi

Tahiri, shumë kërkesa për BE-në

Sa i përket zgjidhjes së favorshme për tarifat e sigurimit të automjeteve, ajo ka kërkuar mbështetje nga BE-ja për përfaqësimin e Kosovës në Këshillin e Byrosë Evropiane të Sigurimeve përmes një shteti të tretë, me të cilën do të ofroheshin zgjidhje në favor të qytetarëve dhe do të eliminohej problemi aktual i tarifave të papërballueshme të sigurimeve.

Po ashtu u kërkua ndërhyrja e BE-së lidhur me evitimin e problemeve në zbatimin e marrëveshjes për diploma, duke vënë në pah se pagesa e lartë administrative të cilën e ka vendosur pala serbe është në kundërshtim me Marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave sikur edhe problemet e qasjes selektive ndaj kësaj marrëveshjeje.

Këto kërkesa Tahiri i ka bërë gjatë takimit me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së, Frenando Gentilini, ku për temë diskutimi kishin gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/