Site icon Telegrafi

Tahiri: Shkeljet e të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet nga institucionet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Holandës për të Drejtat e Njeriut, Marriet Schuurman, ku kanë diskutuar rreth mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ministri Tahiri ka njoftuar ambasadoren Schuurman rreth reformave në sistemin e drejtësisë me qëllim të forcimit të të drejtave fondamentale dhe parandalimit dhe luftimit e të gjitha formave të diskriminimit, transmeton Telegrafi.

Ministri Tahiri theksoi se është finalizuar Kodi Civil i cili reflekton frymën liberale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ndërsa janë në proces edhe disa masa të tjera të cilat do të avancojnë dhe forcojnë të drejtat e njeriut.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur se, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të gjitha rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet dhe u zotua se do të mbetet i përkushtuar në zbatimin efektiv të legjislacionit.

Nga ana tjetër, ambasadorja Schuurman theksoi së është njoftuar me reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë dhe se vlerëson lartë angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në përgatitjen e një numri të ligjeve që janë miratuar së fundmi./Telegrafi/

Exit mobile version