Telegrafi

Tahiri: Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigjja e KFOR-it, ndryshe do të ngutej ta publikonte

Foto: Arkiv

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka folur lidhur me kërkesën e Serbisë për kthimin ushtarëve në territorin e Kosovës dhe përgjigjen që KFOR-i ka konfirmuar të cilën ia ka dhënë Serbisë por pa treguar detaje.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigja e KFOR-it.

Përndryshe, siç tha Tahiri Serbia do të ngutej ta bënte publike përgjigjen e KFOR-it.

“Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigja e KFOR-it, përndryshe do të ngutej ta bëj publike”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, të shtunën përfaqësues të KFOR-it në Kosovë kanë bërë të ditur për Telegrafin se i janë përgjigjur Serbisë pas kërkesës për kthimin e ushtarëve të tyre në territorin e Kosovës. /Telegrafi/