Telegrafi

Tahiri: Sektori privat adresa e vetme për zhvillim ekonomik

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka bërë një analizë se si duhet komunat të zhvillojnë ekonominë e tyre. Sektori privat, sipas tij, është e vetmja adresë për zhvillim ekonomik lokal dhe punësi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është e domosdoshme funksionalizimi dhe bashkërendimi i trekëndëshit të akterëve institucional: Ministritë e linjës-komunë-sektor privat.

“Komuna si dora e parë shtetit e ka të domosdoshme për të shpërthyer me zhvillimin ekonomik lokal. Përmes investimeve strategjike ekonomike, duke u bazuar në kapitalin natyror që ekziston në komuna të vogla, politikave dhe stimulimeve që duhet ti krijojnë ministritë e linjës si dhe në veçanti më përfshirjen e sektorit privat në lokalitet ku ka kapacitet zhvillimi ekonomik lokal, perspektiva ekonomike mundë të ketë sukses”, shkruan ai.

Sektori privat, sipas Besnik Tahirit, duhet mbështetur pasi që është e vetmja adresë për zhvillim ekonomik lokal dhe punësim, raporton Telegrafi.

“Është i domosdoshëm funksionalizimi dhe bashkërendimi i trekëndëshit të akterëve institucional: Ministritë e linjës-komunë-sektor privat. Qasjet tjera janë politika afatshkurtra dhe pa efekte reale në zbutjen e papunësisë. Andaj, bashkërendimi i politikave të nivelit qendror dhe të atij në komunë është domosdoshmëri e kohës”, thekson Tahiri. /Telegrafi/