Site icon Telegrafi

Tahiri: Sa herë ka skandale të mëdha, mazhoranca flet për Radoiçiqin, Serbinë e mundësinë e sulmeve

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri reagoi sot pas fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexha, i cili foli për sigurinë në veri dhe protagonistin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiqin.

Tahiri tha para deputetëve të Kuvendit se sa herë kjo Qeveri ka skandale të mëdha pjesëtarë të mazhorancës flasin për veriun, Radoiçiqin, mundësinë e sulmeve e Rusinë.

Lexo po ashtu Rexhaj: Radoiçiqi ditë më parë u takua me Listën Serbe, aktiviteti i tij terrorist kundër Kosovës po vazhdon

“…Skandalet janë aq të mëdha sa që është problem nga me fillu…”, tha ai, gjersa përmendi rastin e pagë prej 7.500 euro për këshilltarin Gani Jakupi, vjedhjet e armatosura, zjarrëvëniet në IML, dështimin e regjistrimit të popullsisë, etj.

Sipas tij, shtyrja e regjistrimit të popullsisë ka ndodhur për t’i fshehur shifrat e frikshme të emigrimit.

“Prej ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet kemi parë përpjeke për ta penguar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore…”, tha ai, duke përmendur zjarrvënien e para disa muajve në IML, humbjen e mostrave në rastin Dehari, si dhe zjarrvënien e para disa dite. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version