Telegrafi

Tahiri: Reformat, fjala kyçe në vendet e BE-së

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, sëbashku me Ministren e Integrimeve Dhurata Hoxha, kanë zhvilluar takime të nivelit të lartë në Parlamentin Çek dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku fjala kyçe ishte Reformat.

Në takime të ndara me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe atë të Sigurisë, si dhe në takim me Zëvendësministrin gjegjësisht të propozuarin nga Kryeministri për Ministër të Jashtëm të Çekisë, janë prezantuar veprimet, angazhimin dhe qasjen e Qeverisë Kosovës karshi ndjekjes së agjendës evropiane të reformave, veprime të cilat u vlerësuan lartë, sikurse nga anëtarët e Parlamentit, po ashtu edhe nga përfaqësuesit qeveritarë.

Lexo po ashtu Hoxha merr përkrahjen e Çekisë për proceset integruese   

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka theksuar se komunikimi i drejtpërdrejt me shtete anëtare të BE-së, duhet të rritet në të gjitha nivelet.

“Ajo që dua të konstatoj është se përkundër faktit që ende ka punë për t’u bërë, vendi ynë shihet si tregim i suksesshëm dhe punët që po realizohen janë letërnjoftimi më i mirë karshi Republikës Çeke. Padyshim, komunikimi i drejtpërdrejt me shtete anëtare të BE-së, përfshirë Çekinë duhet të rritet dhe zhvillohet tutje në të gjitha nivelet”, tha ai, përcjell Telegrafi.