Nënkryetari dhe deputeti i zgjedhur nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka thënë se Ramush Haradinaj e meriton të bëhet kryeministër i Kosovës dhe ka thënë se shpreson se deri tani Haradinaj i ka siguruar votat për kryeministër.
“Sa i përket ne aspektin se a i ka siguruar Votat Ramush Haradinaj, unë nuk e di! Uroj që t’i ketë siguruar, por unë veproj gjithnjë në aspektin partiak sepse jam anëtarë dhe nënkryetarë i partisë sime dhe se unë i respektoj vendimet e partisë”, ka thënë Tahiri për rtv21.tv
Po ashtu nënkryetari i AKR-së ka thënë se është mirë që dikush si Haradinaj të bëhet kryeministër përballë Serbisë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendet Kosova.
“E shof shumë njeri të Zoti, Ramush Haradinaj, dhe si njeri që do të jap kontributin e tij sikurse në luftë ashtu edhe nê paqe! Ramush Haradinaj, e meriton shumë të behet Kryeminister i vendit. Unë besoj në vullnetin e tij, sepse edhe vet jam ai që dua të kontriboj për vendin edhe pse punet e mia tani per tani i kam me mire se 70 perqind te elites politike ose te asaj si estradë e artit ne vendit tone.
Pra unë e ndjej atë se cfarë Ramushi don që ta bëj për vendin tonë! Njekohesisht, mos të harrojmë me mirë është të behet dikush si Ramushi përballë Serbisë në këto rrethana ku ne si shqiptarë të Kosovës kemi pengesa që na bllokon Serbia në anëtarësimet ndërkombëtare, dhe se në negociata me ta duhet të shkojnë ata që ishin përballë tyre në kohërat e luftës”, ka thënë Tahiri.