Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se dokumenti të cilin e ka prezantuar Qeveria Kurti është deklaratë politike.
Sipas Tahirit, programi i Qeverisë nuk ka caqe e synime specifike.
“Pas një vështrimi fillestar të programit të vonuar të Qeverisë, na është bërë shumë e qartë se Qeveria e Albin Kurtit është dorëzuar para besimit që e kanë marrë”, tha Tahiri në Kuvendin e Kosovës.
Ai u shpreh se “nga dokumenti i prezantuar konstatoj është se Qeveria po na e shet një deklaratë politike për program qeverisës”.
“Programi në vend së të artikuloj caqe dhe synime specifike, ajo i ik kësaj metode dhe na prezanton një rrëfim të dikastereve pa asnjë veprim dhe masë konkrete. Flet për veprime pa caqe të matshme”, tha Tahiri. /Telegrafi/