Site icon Telegrafi

Tahiri: Qeveria po grabitë të hyrat vetanake të komunave të Kosovës

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 po grabitë buxhetin e komunave.

Kjo sepse sipas tij në buxhetin për vitin 2023, të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit 2022 dhe të pashpenzuara bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar.

“Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2023, me nenin 9, pika 6, ka cenuar autonominë financiare të komunave, ku theksohet se të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit 2022 dhe të pa shpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, ka shkruar në rrjetin social Facebook Tahiri.

Tutje Tahiri ka shtuar se një veprim i tillë i Qeverisë po dëmton dhe pamundëson në të njëjtën kohë financimin e shërbimeve nëpër komuna.

“Ky veprim i Qeverisë dëmton dhe pamundëson, jo vetëm financimin e qëndrueshëm, por në veçanti financimin e shërbimeve sociale në komuna”, tha ai./Telegrafi/

 

Exit mobile version