Site icon Telegrafi

Tahiri: Qeveria para se me fol për prezencën ushtarake amerikane, është mirë ta trajtojë sërish çështjen e gazit

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se iu ka ofruar investitorëve amerikanë të industrisë ushtarake për të investuar në Kosovë, në mënyrë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie.

Tahiri tha se prezenca e ushtrisë amerikane nuk mungon, dhe se Qeveria para se të flas për këtë është mirë të trajtojë çështjen e gazit.

Lexo po ashtu Kosova synon të bëhet qendër rajonale e industrisë ushtarake amerikane

“Prezenca e ushtrisë së SHBA dhe NATO-s është e rëndësishme për vendin tonë. Ju e dini që prezenca ushtarake e SHBA në Kosovë nuk mungon. Para se me shku Qeveria me fol për prezencën ushtarake që është e rëndësishme, mirë është me trajtu çështjen e gazit. Prapë po i bëjmë thirrje kësaj qeverie që mos me i ik përgjegjësive që ka lidhur me këtë çështje”, ka thënë Tahiri.

Ai shtoi se prezenca ushtrisë së SHBA do të thotë siguri jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin.

Tahiri foli edhe për fushatë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku tha se do të respektohen të gjitha masat anti-Covid në bazë të rekomandimeve.

“Ne do respektojmë masat në plotni, aq sa na lejojnë masat dhe ashtu siç duhet. Aq sa është orari dhe ashtu si duhet respektuar masat”, tha ai./Telegrafi/

Exit mobile version