Telegrafi

Tahiri: Qeveria në vend që të jap përgjegjësi për varfërimin e qytetarëve, po sulmon sistemin e drejtësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për kritikat që këta të fundit kanë bërë ndaj sistemit të drejtësisë.

Tahiri përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se këto kritika kanë për qëllim ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e qytetarëve.

“Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, kërcënimet dhe sulmet e ulëta ndaj Sindikatës së Arsimit, si dhe diskutimi se kur do të mbahen zgjedhjet, kur dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor, kanë vetëm një qëllim: ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e madh që po i bëhet qytetarit dhe të dobësimit të Kosovës nga kjo qe qeveri”, ka shkruar Tahiri.

Ai thotë se po tentohet të hiqet vëmendja nga problemet reale që po përballet Kosova.

“Krejt këto sulme kanë qëllim që në publik mos të flitet për ngritjen e çmimeve, çmimin e lartë të rrymës, pagat e ulëta, pensionet e ulëta, bllokimin e investimeve e kapitale, ikjen e rinisë e shumë tema tjera”.

“Pyetjet që duhet t’i bëhen Qeverisë janë: kur do ta ulni çmimin e energjisë? kur do t’i rrisni pagat e pensionet? Kur do të përfundojnë rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Gjakovë, Prishtinë-Mitrovicë dhe pse e ndalët Autostradën e Dukagjinit?”, ka shkruar tutje Tahiri./Telegrafi/