Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke intensifikuar punët për të mbështetur pushtetin lokal me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore.
Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, pas takimit me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“Me Xhafën diskutuam problemet kryesore me të cilat komunat ballafaqohen dhe i pamundëson realizimin e projekteve për zhvillim ekonomik lokal”, ka theksuar ai.
Sipas tij, gjatë muajve të fundit, Qeveria e Kosovës ka marr rreth 30 vendime të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik lokal, dhe do të vazhdojnë me një ritëm më të madh për të mbështetur komunat e ndryshme, pa dallim përkatësie politike apo të tjera.
“Më vjen mirë që kryetarët e komunave në bashkëpunim me Qeverinë po ndërtojnë vizion të qartë për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një të ardhme të sigurt dhe prosperuese”, ka shtuar Tahiri. /Telegrafi/