Telegrafi

Tahiri: Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme bie ndesh me Kushtetutën

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri theksoi se janë tetë raste që Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. 

Ai tha para deputetëve se lufta për konfiskimin e pasurisë nuk do të ndodhë.

“E para, cenohet kapitulli i dytë i Kushtetutës, mbrojtja e pronës dhe e drejta në pronë sepse Byroja shtrin kompetencat e veta deri në cenimin arbitrar të pronës”, tha ai.

Sipas tij, po ashtu cenohet neni 3 dh 24 i Kushtetutës dhe barazia para ligjit.

Tahiri më tej shtoi se cenohet e drejta për gjykim të drejtë, etj.

Ai tha se pa ndryshime kushtetuese, ky Projektligj nuk mund të hyjë në fuqi. /Telegrafi/