Ministrja e deritanishme e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i dorëzon detyrën ministrit të porsazgjedhur, Abelard Tahirit. Ky i fundit tha se një ndër prioritet të tij është lufta kundër krimit të organizuar korrupsionit.
Ministrja Hoxha ka thënë se është mjaft e lumtur që postin e saj po ia lëshon një personi sikur se Tahiri, pasi që ai është mjaft i denjët për këtë pozitë.
Hoxha ka shtuar se edhe pse sot largohet nga ky post, gjatë mandatit të saj 1 vjeçar, Ministria e Drejtësisë ka qenë mjaft e suksesshme.
Kurse, Abelard Tahiri ka thënë se një prej punëve të tij të para do të jetë caktimi i zëdhënësit të ministrisë, në mënyrë që populli dhe ministria të jenë afër në çdo rast.
“Qytetari i Kosovës duhet t’i drejtohet vetëm sistemit të drejtësisë për çdo problem që ka”, tha Tahiri.
Tahiri shtoi së një ndër prioritet të tij është lufta kundër krimit të organizuar korrupsionit.