Telegrafi

Tahiri: Përmes programit 100% Kosovë, parashihet fondi prej 10 milionë euro që mbështet komunat për vende të punës

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka paraqitur pikat kryesore të angazhimit tij, që kanë rezultuar për sukses, gjatë kohës që ishte pjesë qeverisë.

Tahiri, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se i është futur garës për deputet, me vizion të qartë në fushat që ai i zotëron.

Ai ka theksuar se, ndër të tjera, në 100 zotimet e kryeministrit Haradinaj përmes programit 100% Kosovë, parashihet fondi prej 10 milionë euro për mbështetjen e iniciativave komunale.

Shkrimi i plotë

Në garën për t’iu përfaqësuar ashtu si në zgjedhjet paraprake, dalë para jush me vizion të qartë për angazhimin tim në çështjet për të cilat qëndroj dhe angazhohem në politikë.

Me rezultatet e paraqitura kam dëshmuar para jush të arriturat në 15 muaj të punës në procesin e reformave, duke listuar rezultatet:

Reforma e administratës shtetërore;

Koordinimi dhe mbështetja e qeverisë për komunat;

Përkushtimi në reformat sektoriale në përmirësimin e politikave publike dhe uljen e barrierave inspektuese dhe administrative për sektorin privat;

Koordinimi me partnerët në agjendën e përbashkët zhvillimore.

Para jush gjatë këtyre ditëve do të paraqes angazhimin tim sektorial në fushat e fokusit tim profesional.

Në këtë kuadër, në 100 zotimet e kryeministrit Haradinaj përmes programit 100% Kosovë, parashihet fondi prej 10 milionë euro për mbështetjen e iniciativave komunale dhe stimulimin e politikave që synojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, njofton Telegrafi.