Edhe pse ka dhënë sqarime në media se nuk ekziston një pajisje e mirëfilltë përgjimi, duke përgënjeshtruar akuzat e opozitës, Saimir Tahiri ka reaguar sërish, duke theksuar se gjithçka po bëhet me pretekstin për të anashkaluar reformën në drejtësi.
Përmes një statusi të shkurtër në profilin e tij në “Facebook”, ministri i Brendshëm ka shkruar: “Me pretekstin e “përgjimit”, nuk anashkalojnë dot as reformën në drejtësi, as luftën kundër pandëshkueshmërisë!”. /Telegrafi/