Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK do të dalë me një listë të fuqishme, të përbërë nga emra kredibilë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, të cilat do të mbahen më 11 qershor.
Tahiri, duke folur në Emisionin “Imazh” të RTK-së, ka siguruar se PDK do ta ketë një listë të pastër me kandidatë për deputetë.