Site icon Telegrafi

Tahiri: Nuk ka Asociacion pa u hequr krejtësisht strukturat paralele

Kemi bërë qartë me dije se Qeveria e Kosovës nuk do të japë dritën e gjelbër për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe deri sa në tërësi të mos hiqen strukturat paralele të pushtetit serb në Kosovë, ka deklaruar sot në Bruksel shefja e delegacionit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, njofton FoNet, transmeton Koha.net.

Nuk do të bëjmë asgjë për AKS-në edhe derisa Serbia nuk e zhbllokon zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, ka thënë Tahiri për gazetarë në Bruksel.

Tahiri ka thënë se Kosova nga Serbia kërkon të pushojë së bllokuari zbatimin e marrëveshjes për energjetikë.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se AKS do të formohet vetëm në përputhje me ligjet e Kosovës dhe se AKS nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive.

Exit mobile version