Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se një deputete e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga ITU që mos t’ia jap Kosovës kodin telefonik.
Ajo tha se për këtë ka edhe dokument që e vërteton.
“Me keqardhje dëshiroj t’iu bëj me dije se ka pas deputet nga Kuvendi i Kosovës të cilët madje edhe me logon zyrtare të Kuvendit të Kosovës iu kanë drejtuar ITU-së, duke i thënë që Kosovës mos t’ia jep kodin. Nëse s’e keni ditë ua solla dokumentin. Pra në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e Vetëvendosjes i ka kërkuar ITU-së që Kosovës mos t’ia jep kodin”, ka deklaruar Tahiri në seancën e Kuvendit. /Telegrafi/