Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nëse Serbia mendon t’i ndal bisedimet në Bruksel, pas anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, atëherë do t’ia ndal vetes rrugën për në Bashkimin Evropian.
Kjo deklarata vjen pas paralajmërimit të presidentit serbe, Tomisllav Nikoliq, për ndërprerje të bisedimeve të Serbisë me Kosovën.
“Kjo për Nikoliqin nuk është problem, sepse ai krejt çka sheh është Rusia. Ai ka një shikim të mbrapsht në politikat e jashtme”, ka thënë Tahiri.
Sipas saj, zyrtarët tjerë të Serbisë do të duhej të shihnin me rezerve këto qëndrime të tij. /Gazeta Tribuna/