Site icon Telegrafi

Tahiri: Nëse Serbia vazhdon me arrestime, edhe pala kosovare do të veprojë njëjtë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar nga pala serbe që të lirohet drejtori i Policisë Rajonale, Nehat Thaçi.

“Në takimin trepalësh kam kërkuar që të ndërpriten këto arrestime dhe këto forma të destruktive të Serbisë dhe u kam thënë hapur se ata në vend se të pranojnë hapur gjenocidin që e kanë kryer në Kosovë, edhe më shumë po e keqësojnë situatën”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.

Ajo ka shtuar se pala serbe nuk ka premtuar lirimin e Thaçit.

“Unë u thash që nëse kështu do të vazhdon Serbia, edhe autoritetet tona të drejtësisë do të ndërmarrin reciprocitet”, ka thënë Tahiri

Exit mobile version