Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u bë subjekt titujsh medialë të shtunën në mbrëmje, me publikimin e disa fotografive, ku pretendohej se ai po lundronte në një jaht.
Vet kreu i kryeqytetit sqaroi përmes një postimi në Facenook se në dy-tri ditët e fundit ka qëndruar në Mal të Zi, por se nuk ka lundruar në det.
Ndërkaq, atij i ka dalë në mbështetje Labinot Tahiri, i cili i ka vënë në pah të gjitha arritjet e Ahmetit gjatë postit të tij në krye të Prishtinës.
Sipas këngëtarit që pretendon të marrë postin e kryetarit të Ferizajt, Ahmeti e meriton të shkojë për pushime në Spanjë apo në Dubai, duke qenë se i ka kryer si duhet punët e tij.
Më poshtë është shkrimi i plotë i Labit:
Shkrim për Shpend Ahmetin!
Po ju a menduat, mos me e rrespektua askush Shpendin për faktin që qenka Kryetarë i Prishtinës?
Menduat, se po deshka të rri mbyllur dhe pa asnje shok për ta respektuar?
Haha çfarë qudira prodhon kjo Kosovë!!
Njeri me familje atje, ndersa këtu flasin për Jahtin se ku ka qene ulur!!!
E beri Prishtinë me ujë.
I sjelli Autobusat.
I beri disa parkingje të mira.
Kam qene musafirë në Komunen e Prishtinës kishte bërë rregull si me qenë në Komunên e Berlinit.
Po e shohim me ndryshe Prishtinën.
Kadal, mos kqyrni tash veq me rrezu, se për ta rrezuar e rrezon popullata ose e vazhdon mandatin e tij Popullata.
VOTA!
Thjesht unë flas drejt e jo me bishta. E dim mirë që kurrë ç’far Jahti nuk ka Shpend Ahmeti.
Kryetarë kurr zanin ni nuk ta kam,,,,as në telefon e as ne ndonje takim!
Kurrë dreka e darka me mua e as unê me ty nuk kemi hanger.
Ama, sinqerisht me pengoi shumë ky lloj lajmi!
Kryetarê, shko futja në ndonjë vend si Spanjë apo Dubai se mirë i ke punët.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisê.
/Telegrafi/