Site icon Telegrafi

Tahiri në Bruksel, takimi i parë i Grupit të veçantë Kosovë-BE në kuadër të MSA-së

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri po qëndron sot në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht në takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës se Kosovës.

Ky takim është obligim i dalë nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së, e cila në nenet 5 dhe 13-të, parasheh zotimin e shtetit të Kosovës që të vazhdojë në angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me Misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi.

Këto angazhime përbëjnë parimet thelbësore të MSA-së në mes të Kosovës dhe BE-së.

Delegacioni i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri është i përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve relevante të shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version