Site icon Telegrafi

Tahiri: Në Bruksel paraqitem qëndrimet tona të ashpra ndaj Serbisë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel kanë zgjatur rreth 20 orë për shkak të atmosferës së tensionuar.

“Bisedimet zgjaten rreth 20 orë dhe përfunduan para mëngjesit. Situata ishte e tensionuar. Para se të fillonte çdo lloj bisede për ndonjë marrëveshje ne i paraqitem qëndrimet tona të ashpra sa i përket shkeljes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve nga ana e Serbisë”, ka thënë Tahiri për “Info Magazinë” nga Brukseli.

Ajo shtoi se pas kërkim faljes nga ana e Marko Gjuriqit për hyrjen e tij të paligjshme në Kosovë, u krijuan kushtet për vazhdimin e bisedimeve.

Tahiri theksoi se është arritur marrëveshja për njohjen e certifikatave ADR për hyrjen e mallrave të rrezikshme./Telegrafi/

Exit mobile version