Site icon Telegrafi

Tahiri në Asamblenë e KE-së, kërkon hetim ndërkombëtar për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka kërkuar reagim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Tahiri në fjalimin e tij ka pyetur se cili do të jetë qëndrimi i KE dhe kur do të reagojë ky institucion.

“Shumë institucione, përfshirë ato të BE-së dhe SHBA-ve, kanë reaguar. Andaj cili do të jetë qëndrimi i Këshillit të Evropës, kur do të reagojë ky institucion? Dhe çfarë mendoni për hetimin ndërkombëtar për të dëshmuar përfshirjen e Serbisë në këto sulme në Kosovën e pavaruar”, ka pyetur Tahiri.

Postimi i plotë:

Sot, në fjalën time në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Evropës i parashtrova një pyetje Ministrit të Punëve Jashtme të Letonisë, rreth sulmit terrorist më 24 shtator 2023 në veri të vendit.

Më poshtë e keni pyetjen dhe përgjigjen e Ministrit, z. Krišjānis KARIŅŠ.

Faleminderit Shkëlqësia e Juaj, Ministër!

Siç e dimë të gjithë ne, Letonia ka qenë lidere në kërkimin e së vërtetës në këtë institucion, dhe siç jemi të gjithë ne, më 24 shtator, të 2023, Kosova ka qenë nën sulm terrorist nga grupe të uniformuara paramilitare të përkrahura nga Serbia.

Shumë institucione, përfshirë ato të BE-së dhe SHBA-ve, kanë reaguar. Andaj cili do të jetë qëndrimi i Këshillit të Evropës, kur do të reagojë ky institucion? Dhe çfarë mendoni për hetimin ndërkombëtar për të dëshmuar përfshirjen e Serbisë në këto sulme në Kosovën e pavaruar?
Ju faleminderit!

Përgjigjja e Ministrit, z. Krišjānis KARIŅŠ:

Në lidhje me sulmet terroriste, të 24 shtatorit 2023, realiteti është që në tavolinën e ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka konsensus. Po ashtu akoma nuk ka konsensus në lidhje me antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja e kësaj Asambleje është opinioni duhet t’i paraqitet Këshillit, meqë ne në Këshill të Ministrave, në lidhje me shumë çështje, përfshirë edhe këtë, operojmë mbi baza konsensuale.

Do të theksoja që pikëpamja ime si ministër i Punëve të Jashtme të Latvisë, është që natyrisht të ndërmirret hetimi, dhe nëse del të jetë e vërtetë që ka pasur përfshirje nga jashtë, si sulm i organizuar nga një shtet, apo vet shteti, kjo e bënë edhe më shqetësuse. Vendi im e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ne e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Bashkimin Evropian, si demokraci, por 34 nga ne në këtë Këshill duhet gjithashtu të kemi përshtypje të ngjashme, si dhe 12 që nuk janë këtu. Pra është një proces, dhe si ministër i Punëve të Jashtme të Latvisë, do të vazhdoj në këtë proces, përderisa në presidencën e Këshillit të Evropës, do të vazhdoj të punoj në këtë drejtim.

Exit mobile version