Site icon Telegrafi

Tahiri: Ndryshimi i formatit të dialogut në dorën e Qeverisë së re

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se periudha e zgjedhjeve ka ndikuar në rënien e dinamikave të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka bërë me dije se qeveria e ardhshme do ta vazhdojë dialogun me një dinamikë të re.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka thënë se çështja e ndryshimit të formatit të dialogut mbetet në dorë të qeverisë së re.

Ajo ka vlerësuar se në diskutimet për formatin e dialogut duhet të përfshihen Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria.

Sipas Tahirit, edhe opozita e ardhshme duhet ta mbështesë dialogun, madje të jetë edhe pjesë e këtij procesi.

Ajo ka theksuar se meqë dialogu është në fazën finale, është e nevojshme një përbërje dhe një format i cili përfshin një spektër të gjerë politik dhe institucional.

“Meqë është faza finale e procesit të dialogut me Serbinë, mendoj se duhet një përbërje sikur ai që ka qenë në bisedimet e Vjenës”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version