Site icon Telegrafi

Tahiri: Muri i dirigjuar nga Serbia, akoma ka strukturat paralele në veri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se muri në veri është dirigjuar nga Serbia.

“Na ndodhi problemi i murit që është i dirigjuar nga Serbia dhe kjo e vështirëson procesin, por jemi duke punuar që ta. Opinioni publik është i pakënaqur dhe unë po i siguroj që muri do të hiqet dhe nuk do të ketë vonesa”, ka thënë ajo në Zonën B, të Klan Kosovës, duke shtuar se ka akoma struktura paralele në atë pjesë të vendit.

“Janë shuar disa struktura paralele në Polici dhe Dogana dhe kemi vendosur autoritetet shtetërore në dy pikëkalimet kufitare. Kemi komunat legale që kanë marr pjesë në zgjedhjet e vitit 2013, por ende vazhdojnë strukturat paralele komunale. Do të ketë shuarje të plotë të strukturave të mbetura paralele”, tha ajo.

Exit mobile version